Lidhje

Shteti Islamik, një kërcënim shumë real për Azinë Juglindore

Kryeministri i Singaporit thotë se Shteti Islamik vazhdon të përfaqësojë një “kërcënim shumë real” për vendet e rajonit të Azisë Juglindore, megjithë disfatat që ka pësuar ky grup në Lindjen e Mesme.

Në hapje të takimit të nivelit të lartë të vendeve të ASEAN-it, kryeministri i Singaporit Lee Hsien Loong paralajmëroi se megjithë paqen aktuale, kërcënimet janë reale dhe duhen marrë seriozisht. Ai foli gjithashtu për avancimin teknologjik të rajonit duke ngritur shqetësimin se ky penetrim i teknologjisë sjell me vete kërcënime për vendet e ASEAN-it.

“Duhet të përgatitemi për të reaguar si përballë kërcënimeve konvencionale si terrorizmi, ashtu edhe kundër sulmeve kibernetike,” tha zoti Lee.

Në fjalimin e tij ai u bëri gjithashtu thirrje Bangladeshit dhe Mianmarit të punojnë për rikthimin e refugjatëve rihyinga në shtëpitë e tyre, në kushte sigurie, pa vonesë dhe me dinjitet.

ASEAN-in është një organizatë rajonale që punon për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe të sigurisë mes 10 vendeve anëtare. Grupi përbëhet nga Brunei, Kamboxhia, Indonezia, Laosi, Malajzia, Mianmari, Filipinet, Singapori, Tailanda dhe Vietnami.

This item is part of

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG