Lidhje

Sek. i Mbrojtjes Carter në detin e Kinës Jugore


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ash Carter vizitoi sot një nga aeroplanmbajtëset amerikane në Detin e Kinës Jugore, ndërsa tensionet me Kinën janë rritur, lidhur me zgjerimin e ekspansionit të Pekinit në rajon.

Zoti Carter, së bashku me homologun e tij malajzian, Hishammuddin Hussein, janë duke vëzhguar operacionet e avionëve luftarakë dhe u informuan nga oficerët e marinës lidhur me manovrat e kohëve të fundit në brigjet malajziane.

Pekini po i transformon shkëmbinjtë nënujorë në ishuj, ku mund të ndërtohen pista dhe objekte të tjera, duke injoruar pretendimet që kanë ndaj tyre Filipinet, Vietnami, Taiwani dhe vende të tjera aziatike.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kinës t’i ndalojë ndërtimet në Detin e Kinës Jugore, duke e cilësuar aktivitetin si destabilizues për rajonin.

XS
SM
MD
LG