Lidhje

Bisedime dy ditore me Iranin në Moskë


Shefja e Politikës së Jashtme të BE Catherine Ashton, e cila përfaqëson grupin 6-palësh filloi sot takimet me diplomatët iranianë

Gjashtë fuqitë botërore po mbajnë një raund të dytë bisedimesh me Iranin në Moskë, në përpjekje për të zgjidhur shqetësimet ndërkombëtare lidhur me programin bërthamor të Iranit dhe për të shmangur një dështim të mjeteve diplomatike në zgjidhjen e krizës, që do të shtonte rrezikun e një konflikti.

Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila përfaqëson grupin 6-palësh filloi sot në Moskë takimet me diplomatët iranianë. Bisedimet pritet të vazhdojnë për dy ditë.

Fuqitë botërore i kanë kërkuar Iranit të ndalojë pasurimin e uraniumit në nivelin e pastërtisë 20 për qind, që shihet si niveli i nevojshëm për prodhimin e armëve bërthamore.

Por një delegat iranian në bisedime i tha agjencisë iraniane IRNA se bisedimet do të dështojnë, në se fuqitë botërore nuk i njohin Teheranit të drejtën për të pasuruar uraniumin.
XS
SM
MD
LG