Lidhje

Qeveria e Assadit bën betimin


Qeveria e re e Presidentit sirian Bashar al-Assad bëri betimin, ndërsa vazhdon lufta tre vjecare mes forcave të tij dhe kryengritësve që kërkojnë përmbysjen e tij.

Zoti Assad bëri betimin për një mandat të ri 7 vjecar më 16 korrik, pas zgjedhjeve presidenciale që konfirmuan vazhdimësinë e pushtetit të tij dhe që u quajtën një farsë nga komuniteti ndërkombëtar dhe opozita. Votimet u mbajtën vetëm në territorin e kontrolluar nga qeveria.

Ai tha se suksesi i qeverisë do të varet nga vendosja e besimit të qytetarëve përmes transparencës.

Kombet e Bashkuara e kanë quajtur konfliktin sirian “emergjencën më të madhe humanitare të kohës sonë”.

Mbit re milionë vetë janë arratisur për shkak të luftës civile në Siri dhe 6.5 milionë të tjerë janë shpëngulur brenda territorit të vendit.

XS
SM
MD
LG