Astronomët kanë arritur të fotografojnë pamjen e një planeti në procesin e krijimit. E realizuar nga teleskopë të fuqishëm të Qendrës Vëzhguese Keck në Hawaii, fotografia tregon një proto-planet që po lëviz në një orbitë midis yllit që e krijoi dhe një vorbulle me pluhur dhe gaz, duke marrë material nga vorbulla ndërkohë që përmasat e tij rriten.
Astronomi i Universitetit të Hawaii-t Adam Kraus thotë se ky gjigant i gaztë është planeti më i ri i zbuluar ndonjëherë dhe ndoshta filloi të formohej vetëm 50 deri në 100 mijë vjet më parë.