Lidhje

Nje anije ruse e bllokuar në Antarktidë


Personat në bordin e një anijeje kërkimore ruse vazhdojnë të jenë në ankth në pritje për t'u shpëtuar, rreth një javë pas bllokimit në akujt e Antarktidës.

Akullthyesi kinez, Dragoi i Akullit i dërguar për të shpëtuar anijen, iu afrua asaj dje deri në 11 kilometra por iu desh të ndalej, për shkak të akullit të trashë.

Shpëtimi tani varet nga një akullthyes australian që pritet të arrijë së shpejti.

Nëse anija australiane nuk arrin të çajë akullin 3 metra të trashë, për të hequr njerëzit nga anija e bllokuar mund të përdoret një helikopter në akullthyesen kineze. Në anijen ruse ndodhen 74 vetë, ku përfshihen ekuipazhi, një ekspeditë kërkimore australiane dhe turistë.
XS
SM
MD
LG