Lidhje

Athinë, vritet gazetari investigativ, qëllohet me 20 plumba


Athinë, vritet gazetari investigativ, qëllohet me 20 plumba
Athinë, vritet gazetari investigativ, qëllohet me 20 plumba

Një gazetar grek u vra sot pranë shtëpisë së tij në Athinë. Hetuesit thonë se 35-vjeçari Sokratis Giolias u gjet i vrarë sot herët në mëngjes, i qëlluar me rreth 20 plumba. Giolias ishte shef i lajmeve në stacionin Thema FM dhe shkruante për një blog në internet.

Policia nuk ka marrë të dyshuar lidhur me vrasjen e gazetarit Giolias. Tre persona të panjohur shtinë kundër tij dhe pastaj u larguan me makinë. Kjo është vrasja e parë e një gazetari në Greqi në më shumë se 20 vjet, tha policia.

Sokratis Giolias, u qëllua te shkallët e pallatit ku banonte në orët e para të mëngjesit në lagjen Iljupoli të Athinës. Policia tha se ai u qëllua shumë herë dhe nga një distancë e shkurtër me pistoletë 9 milimetërshe.

Autoritetet gjetën 16 gëzhoja përpara ndërtesës dhe thanë se fjala mund të jetë për një atentat të organizuar.

Policia po heton rreth shkaqeve të vrasjes të cilat janë ende të paqarta. Giolias ishte shef i lajmeve në stacionin Thema FM dhe gazetar investigativ.

Partitë politike dhe sindikatat e gazetarëve në Greqi shprehën indinjatë ndaj vrasjes. Presidenti i një organizate të gazetarëve tha se “dikush donte t’i mbyllte gojën një gazetari shumë të mirë investigativ i cili kishte shkelur në shumë kallo me lajmet e tij."

Kjo është vrasja e parë e një gazetari në Greqi që nga mesi i viteve 80, kur organizata majtiste guerilase 17 nëntori vrau një publicist konservator.

XS
SM
MD
LG