Lidhje

Aung San Suu Kyi falenderon Britaninë për mbështetjen në vite


Udhëheqësja e opozitës së Birmanisë Aung San Suu Kyi falenderoi popullin britanik për dy dekada e gjysmë mbështetje, gjatë fillimit të vizitës së djeshme të saj në Britani, që përkoi me ditëlindjen e saj të 67-të.

Ajo u largua nga vendi, si dhe nga burri e bijtë e saj, 24 vjet më parë, kur u kthye në Birmani për t'u kujdesur për nënën e saj të sëmurë. Ajo kaloi shumicën e 20 viteve të mëpasme në disa forma paraburgimi prej diktaturës ushtarake të vendit të saj.

Laureatja e Çmimit Nobel për Paqe u prit me shumë entuziazëm në Shkollën e Ekonomisë së Londrës, ku ajo mbajti një fjalim para një salle të mbushur plot.

Ajo tha se njerëzit si ata të pranishëm në atë publik të kombinuar me kokëfortësinë e saj i dhanë forcën për të shkuar përpara. Ajo gjithashtu foli për vështirësitë e të qëndruarit për 24 vjet larg nga burri i saj Michael Aris dhe bijtë e tyre Kim dhe Alexander.
XS
SM
MD
LG