Lidhje

Australi: Drejt fundit pregatitjet për natën e ndërrimit të viteve


Australi: Drejt fundit pregatitjet për natën e ndërrimit të viteve
Australi: Drejt fundit pregatitjet për natën e ndërrimit të viteve

Përgatitjet po përparojnë në Sidni të Australisë, për shfaqjen më të madhe në botë të fishekzjarreve për mbrëmjen e Vitit të Ri.

Efektet e dritave u testuan dhe fishekzjarret janë përgatitur dhe vendosur në mbarë portin e famshëm të qytetit.

Për herë të parë këtë vit nën urë do të shfaqen efektet e një ujvare e më pas të disa reve. Më shumë se 1 presje 5 milionë njerëz pritet të marrin pjesë në festimet përgjatë portit nesër në mbrëmje ndërsa shtatë tonë eksploziv shumëngjyrësh do të ndriçojnë qiellin.

Shtyllat e urës do të ndriçohen me fjalët Mirësevini në Sidni në 16 gjuhë, për të theksuar multikulturën e qytetit.

Rreth 2 mijë e 800 policë do të dislokohen në mbarë qytetin.

Parashikuesit e motit thonë se temperaturat do të jenë mbi 20 gradë celsius në Sidni natën e Vitit të Ri.

XS
SM
MD
LG