Lidhje

Njerëzit në mbarë botën presin vitin e ri


Njerëzit në mbarë botën presin vitin e ri
Njerëzit në mbarë botën presin vitin e ri

Njerëzit në mbarë botën po presin vitin e ri me festime dhe fishekzjarre. Viti i ri mbërriti fillimisht në Kiribati, ishull i Paqësorit.

Zelandezët mirëpritën 2011 me një shfaqje spektakolare në Aucklan dhe festime të tjera, ndërsa në Sidnei të Australisë të paktën 1,5 milionë njerëz u mblodhën për të parë fishekzjarret në urën e njohur Harbour Bridge.

Hong Kongu dhe Tajvani festuan gjithashtu me shfaqjet e fizekzjarreve.

Më vonë, banorët e Moskës do të mblidhen në Sheshin e Kuq dhe gati 250 mijë njerëz do të mblidhen buzë lumit Thames të Londrës për të parë fishekzjarret ndërsa ora Big Ben do të shënojë 12.

Në Romë, Papa Benedikti mbajti meshën e Vitit të Ri në bazilikën e Shën Pjetrit.

Një nga festimet më të mëdha të vitit të ri është në Nju Jork, ku organizatorët thonë se një milion njerëz do të mblidhen në Times Square për të parë rënien e topit gjigand të ndriçuar.

XS
SM
MD
LG