Lidhje

Australia parandalon një komplot terrorist


Kryeministri i Australisë tha se policia parandaloi një komplot për rrëzimin e një avioni dhe arretsoi katër persona gjatë kontrolleve në disa lagje të Sydneyt.

Kryeministri Malcolm Turnbull, tha të dielën se masat e sigurisë janë shtuar në aeroportin në Sydney që nga e enjtja për shkak të komplotit. Masat e shtuara të sigurisë janë zgjeruar gjatë natës në të gjithë aeroportet më të mëdhenj gjithandej Australisë.

“Mund t'ju them se natën e kaluar është zhvilluar një operacion i madh kundër terrorizmit për të parandaluar një komplot terrorist për rrëzimin e një avioni", u tha gazetarëve kryeministri Turnbull. "Operacioni po vazhdon".

Komisionari i policisë federale australiane, Andrew Colvin, tha se kishte pak hollësi rreth planeve të sulmit, vendit dhe kohës së tij.

“Ditëve të fundit, forcat e rendit kishin marrë informacion se disa persona në Sydney po planifikonin një sulm terrorist duke shfrytëzuar një mjet të improvizuar", tha ai

Kryeministri Turnbull, këshilloi udhëtarët që të arrijnë në aeroporte më herët se zakonisht për shkak të kontrolleve më të hollësishme dhe të zvogëlojnë bagazhet e tyre.

I pyetur nëse grupi Shteti Islamik qëndron prapa komplotit, komisionari Colvin tha se "besojmë që bëhet fjalë për terrorizëm të frymëzuar nga islamikët".

Autoritetet thanë se që nga viti 2014 Australia rriti shkallën e gatishmërisë kundër terrorizimit, 70 veta janë akuzuar pas 31 operacioneve kundër terroriste të policisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG