Lidhje

Përsëriten zgjedhjet presidenciale në Austri


Gjykata Kushtetuese e Austrisë, vendosi të premten që të përsëritet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, duke i dhënë kësisoj edhe një mundësi kandidatit të Partisë së Lirisë që të bëhet presidenti i parë i krahut të djathtë në një vend të Bashkimit Evropian.

Vendimi u mor një javë pasi që vota për largimin nga Bashkimi Evropian la të kënaqura grupet kundër BE-së në Britaninë e Madhe. Shqetësimet në lidhje me emigracionin dhe vendet e punës ishin pjesë e fuqishme e fushatës për referendumin britanik, ngjashëm me zgjedhjet në Austri.

Gjykata Kushtetuese austriake tha se parregullsitë në numërimin e mbi 700 mijë votave të dërguara me postë, tregojnë se ka dyshime të mjaftueshme për rezultatin e zgjedhjeve.

Norbert Hofer, i Partisë së Lirisë me qëndrime kundër emigracionit, humbi në zgjedhjet e 22 majit përballë udhëheqësit të të gjelbërve me më pak se një për qind të votave, përkatësisht me 31 mijë vota.

XS
SM
MD
LG