Zyrtarët austriakë dhe hungarezë të rendit thanë se disa persona janë arrestuar në lidhje me zbulimin e 71 trupave të imigrantëve të gjetur në një kamion, në një autostradë pranë kufirit me Hungarinë.
Zyrtarët austriakë thane se janë arrestuar tre persona – dy bullgarë dhe një i tretë, që ka dokumente identiteti hungareze. Të premten vonë, homologët e tyre hungarezë thanë se katër persona janë nën arrest – tre qytetarë bullgarë dhe një shtetas afgan. Nuk ka njoftime lidhur me këtë mospërputhje në lidhje me arrestimet.
Policia austriake tha gjithashtu, se numri i dhënë fillimisht për viktimat ishte më i ulët. Të enjten ata njoftuan se ishin gjetur 20 deri në 50 viktima; sot numri shkoi në 71. Viktimat, 59 burra, tetë gra dhe katër fëmijë, mendohet të jenë asfiksuar në kamion.
Autoritetet policore në Austri thonë se një dokument sirian i gjetur mes trupave le të kuptohet se të paktën disa nga viktimat ishin larguar nga lufta civile në Siri.