Lidhje

Automjet fluturues pa helika i manovrueshëm si helikopter


Automjet fluturues pa helika i manovrueshëm si helikopter
Automjet fluturues pa helika i manovrueshëm si helikopter

Një kompani izraelite po punon për ndërtimin e një automjeti fluturues që mund te manovrohet si helikopteri, por me helika të brendëshme. Ky projekt futurist mund të përdoret në qytetet me ndërtesa të larta dhe mund të shërbejë për të shpëtuar njerëzit në raste zjarresh dhe situatash të tjera emergjente.

Automjeti duket si një nga objektet e romaneve të fantashkencës, por ky X-Hawk mund të bëhet shpejt realitet. Pjesërisht helikopter dhe pjesërisht makinë, ky mund të jetë në të ardhmen automjeti i lëvizjes në zonat urbane.

Puna për X-Hawk filloi në vitin 2002, kur projektuesi izraelit Rafi Yoeli themeloi një kompani për të kapërcyer pengesën që ka qënë Thundra e Akilit e aeronautikës në 60 vjetët e fundit. Rafi Yoeli, themelues dhe drejtor ekzekutiv i Urban Aeronautics, kishte në mendje një tip avioni pa zhurmë që mund të manovrohet lehtësisht në mjediset urbane.

Koncepti i një automjeti fluturues pa helika të jashtme daton në vitet 50-të. Me kalimin e viteve, disa kompani janë përpjekur të projektojnë “makinat fluturuese”, por asnjë prej tyre nuk ariti që të hedhë me sukses hapin tjetër në treg.

Një nga elementet më tërheqës të automjetit fluturues është se ai mund t’u afrohet ndërtesave dhe grataçielave për t’u dhënë ndihmë njerëzve të bllokuar në to. Për më tepër, ky tip avioni është projektuar i tillë që të fluturojë edhe në terrene të vështira.

"Me helikën e tij të brendëshme, ne kemi realizuar një ‘zarf’ fluturues, rezistent ndaj erës, të shpejtë si helikopteri i zakonshëm, por më të manovrueshëm”.

Urban Aeronautics ka krijuar një tip të patentuar mikrobuzi që e quajnë Air-Mule, si mjet fluturues me më shumë stabilitet. Sipas kompanisë, mund të ndalet krejt pranë ndërtesës. Rafi Yoeli thotë se në rastin e mjetit me helika të jashtëme, si në rastin e helikopterit, ka probleme të ndjeshme me sigurinë dhe manovrimin.

X-Hawk dhe the Air-Mule kanë helika të mbyllura që zëvendësojnë helikat e jashtëme të helikopterëve për t’i bërë këto mjete më lehtë të manovrueshëm në zona urbane apo me popullatë të dendur.

Një tjetër avantazh i X-Hawk dhe Air-Mule është pikërisht lëvizja dhe manovrimi i tyre, dhe në rrethana të caktuara më të qendrueshme se sa helikopteri.

"Në se fluturon në një mot me errëra të forta, mund të qendrosh në vend me saktësi deri në centimetra dhe nuk do të shikosh luhatje të mjetit në presionin e erës”.

Rafi Yoeli beson se mjeti i ri fluturues është më i sigurt se helikopteri. Gjatë viteve, Urban Aeronautics ka projektuar disa modele, por dy modelet në të cilat po përqendrohet ajo tani janë X-Hawk dhe Air Mule.

Komapnia synon që makinat e saj fluturuese të vihen në qarkullim në vitin 2012. Megjithëse kompania nuk ka synimin të hedhë në treg një mjet lufte, ajo nuk përjashtom mundësinë e përdorimit të saj edhe për qëllime ushtarake, madje parashikon që klientët e saj të parë të jenë ambulancat, zjarrfikëset dhe ndoshta edhe taksitë.

XS
SM
MD
LG