Autoritetet maqedonase kanë hartuar një projekt-ligj për të rregulluar punën e mjeteve të huaja të informimit dhe korrespondentëve të huaj në Maqedoni, me të cilin u kufizohet atyre veprimtaria profesionale.
Projekt-ligji, veç tjerash, parasheh që korrespondentët të mos mund të intervistojnë njerëz për anketa publike, apo që ministri i jashëtm të japë ose jo akreditimin për një korrespondent të huaj.
Kjo gjë shikohet si një përpjekje për të censuruar mjetet e huaja të informimit nga ana e pushtetit maqedonas; ndërkohë që më së shumti në vend ka korrespondentë të medias shqiptare.
Partitë shqiptare paralajmërojnë se do të paraqesin amendamente për të rregulluar çështjet më problematike të ligjit.