Lidhje

Autoritetet në Nju Jork arrestojnë dy afrikano-veriorë për terrorizëm


Autoritetet në Nju Jork arrestojnë dy afrikano-veriorë për terrorizëm
Autoritetet në Nju Jork arrestojnë dy afrikano-veriorë për terrorizëm

Autoritetet në Nju Jork kanë arrestuar dy individë me origjinë nga Afrika e Veriut, nën akuzat se kishin blerë armë dhe granata dore dhe kishin në plan të realizonin një sulm terrorist ndaj një sinagoge në qytet.

Një 26-vjeçar me shtetësi algjeriane dhe një 20-vjeçar me shtetësi amerikane, por me prejardhje nga Maroku po mbahen në paraburgim. Ndaj tyre u paraqitën dje zyrtarisht akuzat për terrorizëm dhe arm-mbajtje pa leje. Nëse shpallen fajtorë, ata mund të dënohen me burgim të përjetshëm.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Majkëll Blumberg tha se të pandehurit u arrestuan të mërkurën në mbrëmje, pasi kishin blerë armë pa leje.

XS
SM
MD
LG