Lidhje

Autoritetet australiane fillojnë hetimet për djegien e motorrit të avionit


Autoritetet australiane fillojnë hetimet për djegien e motorrit të avionit
Autoritetet australiane fillojnë hetimet për djegien e motorrit të avionit

Autoritetet kanë filluar hetimet për të përcaktuar shkakun e djegies së motorrit të një avioni Airbus A-380, i shoqërisë ajrore Qantas të Australisë, pak pas ngritjes. Qantas i ka pezulluar gjithë fluturimet me 6 avionët e tipit Airbus A-380. Avioni bëri një ulje të detyruar në Singapor, pasi piloti derdhi një pjesë të karburantit për të lehtësuar peshën.

Airbus A-380 është tipi më i madh i avionëve për udhëtarë. Shoqëria ajrore Qantas tha se askush nuk është dëmtuar nga të 459 personat që ishin në bord. Vetë udhëtarët thonë se dëgjuan një shpërthim të fuqishëm dhe panë flakë të dilnin nga motorri i dëmtuar i krahut të majtë, që është më pranë trupit të avionit.

XS
SM
MD
LG