Lidhje

Ende të paqarta shkaqet e rrëzimit të avionit rus


Avioni rus që u rrëzua në Egjipt nuk është goditur nga jashtë, sipas një burimi në komisionin që po analizon kutitë e zeza. Por një zyrtar i kompanisë Metrojet ka thënë se shkaku i rrëzimit mund të jetë vetëm një goditje nga jashtë. Ndërkohë trupat e viktimave të rrëzimit të avionit rus në Egjipt po mbërrijnë në Aeroportin Pulkovo të Shën Peterburgut sot në mëngjes me një avion qeveritar rus.

Burimi i komisionit të hetimit tha se piloti nuk kishte dërguar ndonjë mesazh alarmi para se avioni të zhdukej nga radari.

Burimi nuk dha më shumë detaje por I bazoi komentet tek analiza paraprake e kutive të zeza të avionit Metrojet që u zhduk të shtunën nga radari mbi gadishullin Sinai me 224 vetë në bord.

Një burim i aviacionit civil tha vetëm se hetuesit egjiptianë me ndihmën e ekspertëve rusë dhe francezë nuk kishin përfunduar ende analizën e kutive të zeza.

Zyrtarët rusë të aviacionit thanë se ka të ngjarë që avioni të jetë “shpërbërë” në ajër por se ishte shumë herët që të përcaktohej shkaku I rrëzimit.

Kreu i Agjencisë Federale Ruse të Aviacionit kritikoi pronarin e avionit se kishte thënë se rrëzimi mund të kishte pasur vetëm një shkak duke thënë se hetuesit nuk kanë të dhëna të mjaftueshme për të arritur në një përfundim.

Një zyrtar i Metrojet-it përmendi sot si shkak të vetëm të mundshëm “goditjen nga jashtë”, duke hedhur poshtë mundësinë e një defekti teknik apo gabimi të pilotit.

XS
SM
MD
LG