Lidhje

Avokati: Mlladiç u trajtua për kancer dy vjet më parë


Avokati: Mlladiç u trajtua për kancer dy vjet më parë
Avokati: Mlladiç u trajtua për kancer dy vjet më parë

Avokati i të dyshuarit për krime lufte Ratko Mlladiç thotë se ka dokumente mjekësore që tregojnë se ish gjenerali është trajtuar për kancer dy vjet më parë në një spital serb.

Avokati Milosh Saljiç tha se Mlladiçi kishte kancer të gjëndrrave limfatike dhe iu nënshtrua trajtimit në vitin 2009. Saljiç më parë ka deklaruar se klienti i tij ka vuajtur të paktën dy goditje në tru dhe nuk do të jetojë për të dalë në gjyq. Ai u përpoq të vononte ekstradimin e Mlladiçit në Hagë ku nesër ai do të paraqitet për t’u njohur me akuzat.

Gjykata e Hagës do t’i kërkojë ish gjeneralit të identifikojë veten dhe të deklarojë pozicionin e tij për 11 akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshi gjenocid gjatë luftës së Bosnjes në fillim të viteve 1990. Mlladiçi ka të drejtë ta shtyjë deklaratën e tij deri në një muaj.

Kryeprokurori i Hagës Serge Brammertz vlerësoi arrestimin e Mlladiçit duke thënë se ai duhet të mbahet përgjegjës për përdorimin e pozitës së tij për të shkatërruar komunitete dhe për të përçarë vendin.

XS
SM
MD
LG