Lidhje

Devid Akselrod: Izraeli po pengon procesin e paqes në Lindjen e Mesme


Një zyrtar i lartë amerikan thotë se plani izraelit për të ndertuar shtepi të tjera në territorin e debatuar, Jeruzalemin Lindor, duket të jetë një përpjekje e llogaritur për të penguar procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Këshilltari i presidentit David Axelrod tha të dielën se plani izraelit ishte siç tha ai, “fyerje” dhe shqetësues për të gjitha ata që nxisin indetë e paqes dhe stabilitetit. Javën e kaluar, Izreli tha se do të ndertonte 1,600 njesi banimi në Jeruzalemin Lindor që mori nën sundim gjatë Luftës Gjashtë Ditore të vitit 1967. Plani u njoftua gjatë vizitës së zëvendës presidentit amerikan Joe Biden, pasi palestinezët patën rënë dakord për bisedime indirekte me Izraelin. Mbrëmë vonë, një grup i fuqishëm lobist pro izraelit tha se kritika e rendë e administratës së zotit Obama gjatë ditëve të fundit përbën një shqetësim serioz.

Kanë kaluar ditë nga njoftimi izraelit rreth synimeve për të ndertuar 1,600 njesi banimi në Jeruzalemin Lindor nderkohë zëvendës presidenti amerikan Joe Biden zhvillonte një vizitë, por zemërimi i administratës së presidentit Obama duket të jetë ende i pashuar. Këshilltari i lartë i Shtepisë së Bardhë David Axelrod foli në programin televiziv Meet the Press të stacionit NBC.

“Ky ishte një ofendim publik, ishte fyerje. Por më e rendësishmja është se pengoi këtë përpjekje tejet të brishtë për të sjellë paqe në atë rajon.”

Izraeli pushtoi Jeruzalemin Lindor në vitin 1967 gjatë Luftës Gjashtë Ditore. Palestinezët e shohin Jeruzalemin Lindor si kryeqytetin e shtetit të tyre të ardhëshëm nën zgjidhjen për dy shtete që ka dalë përsëri në sipërfaqe, diskutime për paqen në Lindjen e Mesme të promovuara nga Shtetet e Bashkuara për shumë vite. Këshilltari i Shtepisë së Bardhë Axelrod tha se njoftimi izraelit për ndertime bën vështirësimin e mëtejshëm të një marrëveshje tejet të vështirë për tu arritur.

“Tani kemi filluar bisedimet e përafërta...ndermjetësimin diplomatik mes palestinezëve dhe Izraelit. Dhe dalja e këtij njoftimi në këtë moment ishte tejet shkatërrimtare.”

Zyrtarët izraelit kanë shprehur keqardhe për kohën e njoftimit, por jo për atë çfarë përmbante ai. Qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu vazhdon të mbrojë politikën e saj të zgjerimit të vendbanimeve hebraike.

Për dekada të tera, Izraeli ka qënë vendi aleat më i afërt i Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme dhe një prej vendeve kryesore për marrjen e ndihmave amerikane. I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë të ndalen ndertimet në territorin e debatuar, sekretari i shtypit i Shtepisë së Bardhë Robert Gibs tha.

“Sekretarja e Shtetit Clinton pati një bisedë të qartë me kryeministrin Netanyahu ku theksoi disa hapa që ne besojmë se ai duhet të ndermarrë. Nuk do të flas për këto hapa këtu. Ka qënë pjesë e një bisede private. Mendoj se Izraeli e di se çfarë duhet të bëjnë tani.”

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Gibbs po filste gjatë një emisioni televiziv në kanalin Fox News. Nderkohë, palestinezët kanë kërcenuar për anulimin e negociatave indirekte, për të cilat patën renë dakord një javë më parë para njoftimit izraelit.

XS
SM
MD
LG