Lidhje

BAFTA: "12 Years a Slave" filmi më i mirë


Filmi “12 Years a Slave”, “12 vjet skllav”, historia e vërtetë e një afrikano-amerikani të lirë në shekullin e 19-të, që u rrëmbye dhe u mbajt në skllavëri në jugun e Shteteve të Bashkuata, u shpall dje si filmi më i mirë në ceremoninë e Çmimeve të Akademisë Britanike të Kinematografisë.

Aktori britanik Chiwetel Ejiofor që interpretoi personazhin kryesor Solomon Northrup, fitoi çmimin si aktori më i mirë.

Filmi “Gravity”, “Graviteti” fitoi gjashtë çmime, përfshirë atë për regjisorin më të mirë për Alfonso Cuaron. “Gravity” fitoi edhe çmimin si filmi më i mirë britanik, megjithëse regjisori është meksikan dhe aktorët e tij janë amerikanë.

Cate Blachett fitoi si aktorja më e mirë për rolin e saj në komedinë dramatike të Woody Allen, “Blue Jasmine”, “Jasemini blu”.

Aktori pak i njohur Barkhad Abdo fitoi si aktori më i mirë joprotagonist në rolin e një pirati somalez në filmin “Captain Phillips”, “Kapiteni Phillips”, ndërsa Jennifer Lawrence u nderua si aktorja më e mirë joprotagoniste për rolin e saj në filmin “American Hustle”.
XS
SM
MD
LG