Lidhje

Bagdad, të paktën 19 të vrarë dhe mbi 26 të plagosur


Bagdad, të paktën 19 të vrarë dhe mbi 26 të plagosur
Bagdad, të paktën 19 të vrarë dhe mbi 26 të plagosur

Zyrtarët e sigurisë në Irak thonë se të paktën 19 rekrutë dhe oficerë u vranë dhe mbi 26 të tjerë u plagosën nga një sulm vetëvrasës në akademinë policore në Bagdad, sulmi më vdekjeprurës në kryeqytet javët e fundit.

Policia thotë se autori i sulmit hodhi në erë automjetin e vet ndërsa rekrutët dilnin nga akademia në verilindje të Bagdadit sot.

Zyrtarët e spitalit thonë se pesë oficerë ishin mes atyre që humbën jetën, ndërsa të tjerët ishin kadetë.

Ky shpërthim prish një periudhë relativisht të qetë në Irak, ku gjatë javëve të fundit ka pasur më pak sulme të tilla.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm. Javën e kaluar zyrtarët irakianë dhe amerikanë thanë se rrjeti ekstremist suni al-Qaida mbetet një kërcënim i madh në Irak.

XS
SM
MD
LG