Për të diskutuar procesin e zgjedhjeve në Kosovë gjatë programit televiziv Ditari ishte i ftuar për një bisedë të drejtpërdrejtë nga Prishtina, analisti Agron Bajrami, kryeredaktor i të përditshmes Koha Ditore. Zoti Bajrami tha se zgjedhjet e së dielës, ashtu sikurse ato të 12 dhjetorit, patën mjaft probleme.