Lidhje

Ban: Këshilli i Sigurimit e kupton urgjencën e situatës në Siri


Ban: Këshilli i Sigurimit e kupton urgjencën e situatës në Siri
Ban: Këshilli i Sigurimit e kupton urgjencën e situatës në Siri

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon tha se Këshilli i Sigurimit e kupton “urgjencën” e situatës në Siri. Vendet arabe dhe ato perendimore i bën thirrje Këshillit të miratojë një resolutë ku kërkohet largimi i presidentit sirian Bashar al-Assad.

I dërguari i Rusisë në Bashkimin Evropian tha se nuk sheh asnjë shans që Këshilli i Sigurimit të miratojë rezolutën mbi Sirinë.

Vladimir Chizhov i tha agjencisë ruse të lajmeve Interfax sot se propozimi nuk përmban një dispozitë të rëndësishme ku të përjashtohet ndërhyrja ushtarake. Komentet e tij bien ndesh me ato të sekretarit të jashtëm britanik William Hague, I cili I tha dje Këshillit se rezoluta “nuk bën thirrje për veprime ushtarake dhe nuk mund të përdoret për autorizimin e tyre."

Sipas projekt-rezolutës së sponsorizuar nga vendet arabo-evropiane, presidenti sirian Bashar al-Assad duhet të ndalë dhunën kundër demonstruesve dhe të largohet nga pushteti. Siria e ka kundërshtuar planin dhe e ka cilësuar shkelje të sovranitetit të saj.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton akuzoi zotin Assad se po ushqen ndarjet sektare. Ajo citoi dëshmi “të qarta” se forcat qeveritare “janë të parat që provokojnë sulmet mbi civilët” dhe paralajmëroi se vendi po shkon drejt luftës civile.

XS
SM
MD
LG