Kreu i Kombeve të Bashkuara ka akuzuar Sirinë për mundësinë e kryerjes së krimeve ndaj njerëzimit ndërsa aktivistët thonë se forcat e sigurisë po sulmojnë qytetin e Daras ku nisën trazirat.
Sekretari i Përgjitshëm i OKB-së Ban Ki Moon iu tha gazetarëve sot në Vjenë se ai po i kërkon qeverisë së presidentit Bashar al Assad të ndalë menjëherë “ zjarrin e artilerisë dhe përdorimin e forcës ndaj civilëve”.
“Jemi thuajse të sigurtë, që po kryhen krime ndaj njerëzimit” tha zoti Ban në fjalën e tij.
Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut në Londër i tha Zërit të Amerikës se të paktën 24 njejrëz u vranë sot në Siri, mes tyre 4 njerëz gjatë përleshjeve në Dara dhe 14 të tjerë në një sulm të forcave qeveritare në një zonë pranë qytetit Hama.