Lidhje

Bangladeshi dënon 7 veta me vdekje për një sulm të vitit 2016


Një gjykatë në Bangladesh dënoi të mërkurën me vdekje 7 pjesëtarë të një grupi militant islamik, lidhur me një sulm në një kafene në vitin 2016, kur qenë vrarë 22 njerëz, kryesisht të huaj, në atë që ishte vlerësuar incidenti më i rëndë në vendin e Azisë jugore.

"Akuzat kundër tyre janë vërtetuar përtej çdo dyshimi të bazuar. Gjykata u dha dënimin më të rëndë”, u tha gazetarëve prokurori publik Golam Sarwar Khan pas shpalljes së dënimit në kryeqytetin Daka.

Një nga tetë sa ishin akuzuar, u shpall i pafajshëm, tha ai.

Pas vendimit, burrat e dënuar që ishin në bankën e të akuzuarve në një sallë gjyqi të mbushur përplot, u shfaqën sfidues duke brohoritur "Allahu Akbar" (Zoti është i madh).

Sulmi i 1 korrikut mbi restorantin e vizituar nga të huajt në zonën diplomatike të Dakas, tronditi kombin me 160 milionë banorë dhe sinjalizoi një kërcënim rrëqethës për biznesin, përfshirë sektorin thelbësor të eksporteve të veshjeve.

Pesë militantë, hynë në kafenenë ‘Holey Artisan’, morën peng darkuesit dhe i vranë ata brenda 12 orësh. Nëntë italianë, 7 japonezë, një amerikan dhe një indian ishin në mesin e të vrarëve. Sulmuesit u vranë po ashtu në një përpjekje shpëtimi të trupave komando.

Prokurori Khan tha shtatë të dënuarit, ishin përfshitë në planifikimin e sulmit. Ata i takonin grupit Jamaat-ul-Mujahideen të Bangladeshit, i cili kërkon vendosjen e ligjit të sheriatit në vendin me shumicë myslimane.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG