Lidhje

Banka Qendrore Evropiane le të pandryshuar një përqindje kryesore interesi


Banka Qendrore Evropiane le të pandryshuar një përqindje kryesore interesi
Banka Qendrore Evropiane le të pandryshuar një përqindje kryesore interesi

Banka Qendrore Evropiane e la sot të pandryshuar një përqindje kryesore interesi, në shifrën e ulët rekord prej 1 për qind, ndërsa u shfaqën shenja që kriza e borxhit e kontinentit mund të jetë lehtësuar për momentin.

Banka Qendrore e kishte shkurtuar përqindjen e huamarrjes me 0.25 për qind në secilin nga muajt e fundit, në një përpjekje për t’i dhënë një shtysë rritjes së dobët ekonomike. Por presidenti i bankës, Mario Draghi tha se treguesit e fundit ekonomikë shfaqnin “shenja të mundshme” stabilizimi në 17 vendet e Euros, megjithëse vazhdon të mbeten rreziqet e rënies.

Disa ekonomistë thonë se bankës gjithsesi mund t’i duhet ta ulë edhe më tej përqindjen e huamarrjes, sidomos nëse eurozona bie në recesion këtë vit.

XS
SM
MD
LG