Lidhje

BQE jep një shumë rekord parash si hua për bankat e vendeve që përdorin euron


BQE jep një shumë rekord parash si hua për bankat e vendeve që përdorin euron
BQE jep një shumë rekord parash si hua për bankat e vendeve që përdorin euron

Banka Qendrore Evropiane po jep një shumë rekord parash si hua për bankat e vendeve që përdorin euron, me shpresën për të kufizuar efektet e krizës së borxheve qeveritare.

Banka qendrore tha sot se do t’u jepte 523 bankave borxhe tre vjeçare që kapin vlerën e 638 miliardë dollarëve, për t’i inkurajuar ato të lëshojnë kredi për bizneset dhe për konsumatorët dhe për të blerë bonot e qeverive me nivel të lartë të borxheve.

Kjo është derdhja më e madhe e fondeve në sistemin bankar evropian, në historinë 13 vjeçare të euros.

Por shumë analistë thanë se shuma e madhe e parave të dhëna nga Banka Qendrore Evropiane mund të jetë tepër e vogël për të ndihmuar bankat me probleme likuiditeti, të cilat janë të shqetësuara se disa qeveri mund të mos jenë në gjendje për të paguar borxhet e tyre.

XS
SM
MD
LG