Lidhje

Banka Qendrore Evropiane nuk ndryshon interesin


Banka Qendrore Evropiane e mbajti të pandryshuar normën e interesit, në përpjekje për të gjetur rrugë të reja për fuqizimin e ekonomisë së eurozonës në krizë. Një muaj më parë, Banka e uli me 0,5 për qind interesin dhe e mbajti të pandryshuar atë në takimin e sotëm në Frankfurt.

Eurozona ka 18 muaj që është prekur nga kriza dhe niveli i papunësisë në vendet e saj ka arritur në 12,2 për qind. Analistët parashikojnë që ekonomia e eurozonës të fillojë të rritet në gjysmën e dytë të vitit, ndërkohë që zyrtarët po përpiqen të gjejnë mënyra të reja për shtimin e vendeve të punës.

Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi tha se zyrtarët janë duke biseduar me institucione të tjera të BE-së, lidhur me dhënien huave të reja bizneseve të vogla, si mënyrë për t’i nxitur ato të hapin vende pune.
XS
SM
MD
LG