Lidhje

Ndryshime në ligjin për Bankën e Shqipërisë


Hiqet kushti sipas të cilit anëtarët e Këshillit Mbikqyrës duhet të kenë nënshtetësinë shqiptare

Në Tiranë, Komisioni i Ekonomisë miratoi sot një ndryshim në ligjin për Bankën e Shqipërisë, i cili heq detyrimin që anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të kenë nënshtetësi shqiptare

Kryetari i komisionit të Ekonomisë Erion Brace, hodhi poshtë njoftimet në media se ky ndryshim bëhet për të favorizuar zgjedhjen e një guvernatori të huaj, duke saktësuar se ai i hap rrugën edhe qytetarëve shqiptarë që kanë emigruar jashtë vendit e që për arsye të ndryshme mund të kenë hequr dorë nga nënshtetësia shqiptare. Komisioni i Ekonomisë po mbledh kandidatura për dy vende bosh në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, “por të gjithë janë shtetas shqiptarë”, theksoi zoti Brace.

Idenë për një guvernator të huaj e ka hedhur më parë kryeministri Edi Rama, por presidenti Bujar Nishani e ka refuzuar kategorikisht një mundësi të tillë. Kreu i shtetit ka deklaruar se shumë shpejt ai do të propozojë emrin e kandidatit për guvernator të Bankës së Shqipërisë, i cili do të zëvendësojë zotin Ardian Fullani, i shkarkuar shtatorin e shkuar pas arrestimit të tij lidhur me hetimet mbi vjedhjen e afër 7.2 milion dollarëve nga Banka

XS
SM
MD
LG