Lidhje

Bankat zvicerane dhe depozitimet e amerikanëve


Një gazetë financiare e mirënjohur amerikane thotë se një grup bankash zvicerane janë gati për t’i dhënë informacion të rëndësishëm autoriteteve amerikane të cilët po hetojnë shmangien e taksave nga amerikanët, një lëvizje kjo që mund të ndihmojë në mbylljen e një beteje të gjatë ligjore.

Gazeta The Wall Street Journal raportoi të enjten se kabineti zvicerian bëri të ditur një program që mund të lejojë rreth 12 banka zviceriane të japin listat që përfshijnë informacionin mbi llogaritë bankare të klientëve amerikanë, që u transferuan në institucione të tjera ndërsa autoritetet amerikane filluan të kontrollojnë shmangësit e taksave.

Megjithatë, raporti thotë që emrat e klientëve individualë që kanë llogari bankare në Zvicër do të mbeten sekrete. Listat janë një hap i madh për Zvicrën, e cila ka një reputacion botëror për privatësinë bankare.

The Journal thotë se një marrëveshje do të lejonte gjithashtu bankat të jepnin informacion rreth punonjësve bankarë të cilët kanë punuar me klientët amerikanë në të shkuarën.
Gazeta thotë se disa nga bankat më të mëdha të Zvicrës, përfshirë Credit Suisse dhe Julius Baer, mund të aplikojnë, ose tashmë kanë aplikuar për miratimin nga qeveria zviceriane për marrë pjesë në këtë program.

Së fundmi, The Wall Street Journal thotë që marrëveshja me bankat zviceriane do të ndihmojë institucionet financiare të shmangin ndjekjet penale në këmbim të lejimit të amerikanëve për të shmanguar taksat.
XS
SM
MD
LG