Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në një tubim në Barcelonë, për të protestuar kundër arrestimit të politikanëve katalonas nga qeveria spanjolle, si dhe për të shprehur mbështetjen për referendumin e 1 tetorit për pavarësinë e Katalonias.
Një grup organizatash civile pro-pavarësisë kanë bërë thirrje për protesta afatgjata në rrugë kundër masave shtypëse që policia ndërmori befasisht një ditë më parë.
Anketimet tregojnë vazhdimisht se popullsia e rajonit të Katalonias është në favor të zhvillimit të referendumit, por se janë të ndarë për sa i përket pavarësisë nga Spanja.
Katalonia përfaqëson rreth 1/5-tën e ekonomisë spanjolle prej 1.32 trilionë dollarësh, si dhe gëzon të drejta të gjera vetëqeverisëse.
Facebook Forum