Lidhje

Shkodër: Arrest shtëpiak për ish-deputetin e PD-së, Bardh Spahia


Gjykata e Shkodrës vendosi të shtunën masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi” për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i cili u arrestua tre ditë më parë, ndërsa po shkonte në një studio televizive.

Policia kishte marrë masa të shumta sigurie per gjykatën, ndërkohë që mbështetës të opozitës pritën me thirrje mbërritjen në gjykatë të ish deputetit Spahia.

Ai akuzohet për kundërshtim të punonjësve të policisë dhe dëmtim me dashje të materialeve zgjedhore. Seancën gjyqësore ndaj ish- deputetit të Shkodrës e ndoqën edhe një grup deputetësh të Partisë Demokratike,

Po të shtunën, gjykata e Shkodrës vendosi masën e sigurisë edhe për 5 të arrestuar të tjerë në lidhje me ngjarjet e ditëve të fundit në Shkodër. Mes tyre janë edhe dy punonjës të policisë bashkiake, të cilët u lanë në arrest me burg për 30 ditë.

Në përfundim të seancës, ish-deputeti Flamur Ndoka e cilësoi politik vendimin e gjykatës së Shkodrës ndaj ish deputetit Spahia. Ai u shpreh se asgjë nuk e ndal dhe tremb opozitën për të mbrojtur kushtetutën dhe demokracinë dhe se data 30 qershor nuk është datë zgjedhjesh.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, u arrestua pas ngjarjes së ndodhur në KZAZ-në e vendosur në shkollën e gjuhëve të huaja, ku një grup drejtuesish të Partisë Demokratike, bashkë me mbështetës të opozitës dhe punonjës të policisë bashkiake, u përplasën me forcat e policisë dhe thyen hyrjen e shkollës. Disa prej protestuesve hollën shishe me benzinë dhe gurë, duke thyer xhamat dhe djegur materialet për përgatitjen e votimeve të 30 qershorit.

Po të shtunën, një gjykatë tjetër, ajo e Matit, vendosi masën e arrestit me burg për 10 persona, të cilët akuzohen për dëmtimin e materialeve zgjedhore të KZAZ-ve 16 e 17 në Burrel dhe Klos.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG