Lidhje

Barroso: Vendimi i Britanisë, për të ardhur keq


Barroso: Vendimi i Britanisë, për të ardhur keq
Barroso: Vendimi i Britanisë, për të ardhur keq

Një zyrtar i lartë evropian tha se vendimi i Britanisë për të mos mbështetur forcimin e kontrolleve financiare mes vendeve europiane që përballen me krizën e rënduar të borxhit ishte për të ardhur keq. Komentet i bëri sot Presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso.

Zoti Barroso u tha ligjvënësve europianë në Strasburg se ai dhe shumica e udhëheqësve bënë mjaft përpjekje për të arritur një marrëveshje për të 27 vendet e Bashkimit Evropian në takimin e nivelit të lartë javën e kaluar. Por, shtoi ai, kërkesa e Britanisë për të përjashtuar institucionet financiare të Londrës e bëri "të pamundur" marrëveshjen.

"Për fat të keq kompromisi qe i pamundur. Nuk ishte e mundur të arrihej një zgjidhje ku të 27 vendet anëtare të binin dakord në suazën e traktateve të tanishme."

Zoti Barroso po ashtu i bëri thirrje kryeministrit britanik David Cameron të mos i pengojë institucionet e BE-së për të mbështetur traktatin e ri, duke thënë se garancitë e kërkuara nga kryeministri britanik përfaqësojnë "një rrezik për integritetin e tregut të brendshëm" dhe vendet e tjera të BE-së nuk mund t’i pranonin ato.

Ai u tha anëtarëve të Parlamentit Evropian se rezultati i takimit të nivelit të lartë të premten nuk përbënte një përçarje mes vendeve të eurozonës dhe pjesës tjetër.

Nga ana e tij, Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy shprehu optimizëm.

“Jam optimist, sepse e di që do të jemi shumë afër 27-s. Në të vërtetë, 26 udhëheqës e kanë shprehur interesimin e tyre ndaj këtyre përpjekjeve. Ata e dinë se euroja është një e mirë e përbashkët.”

Zoti Van Rompuy shprehu besim se "traktati për kontratën fiskale" do të nënshkruhet e shumta deri në fillim të marsit 2012.

XS
SM
MD
LG