Lidhje

Drejtor i ri Ekzekutiv për Bordin e Transmetimeve


Bordi i Guvernatorëve për Transmetimet Ndërkombëtare, agjencia amerikane që mbikqyr Zërin e Amerikës njoftoi për emërimin e një drejtori të ri ekzekutiv, John Lansing, ish-President i kompanisë Scripps Networks, që krijon dhe shpërndan programe lajmesh dhe zbavitjeje në platforma të ndryshme mediash.

Zoti Lansing fillon punë muajin e ardhshëm, tha Bordi i Guvernatorëve në një deklaratë për shtyp.

Si Drejtor Ekzekutiv, ai do të drejtojë të gjitha organet amerikane të medias për transmetime ndërkombëtare që financohen nga qeveria. Zëri i Amerikës është agjencia më e madhe në këtë grup ku bëjnë pjesë edhe Radio Evropa e Lirë/Radio Liria, Radio Azia e Lirë, Rrjeti i Transmetimeve për Lindjen e Mesme dhe Radio-Televizioni Marti.

Programet e këtyre mediave kanë një audiencë prej 215 milionë vetësh në gjithë botën çdo javë.

Zoti Lansing la postin e tij si president i Scripps Networks në vitin 2013 por vazhdoi të kontribuonte si konsulent. Më pas ai u bë president dhe drejtor ekzekutiv i grupit “Cable & Telecommunications for Marketing”, që përfshin 90 kompani televizioni amerikane dhe kanadeze.

XS
SM
MD
LG