Lidhje

BE bie parimisht dakort të vendosë embargo ndaj naftës nga Irani


BE bie parimisht dakort të vendosë embargo ndaj naftës nga Irani
BE bie parimisht dakort të vendosë embargo ndaj naftës nga Irani

Qeveritë e Bashkimit Evropian ranë dakord të ndalojnë importimin e naftës nga Irani, në kuadrin e fushatës së Perëndimit për të ushtruar presion ndaj Teheranit lidhur me programin bërthamor të vendit.

Diplomatët evropianë thanë sot se qeveritë e grupit prej 27 vendesh ranë dakord në parim lidhur me embargon e naftës ndaj Iranit, por se u nevojitet më tepër kohë për të diskutuar se kur do t’i zbatojnë masat. Franca kërkoi që Ministrat e Jashtëm të BE-së të caktojnë një datë për embargon në një takim më 30 janar.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit e mirëpriti marrëveshejn evropiane për ndalimin e importimit të naftës nga Irani, duke thënë se edhe vende të tjera duhet të ndërmarrin veprime të ngjashme.

XS
SM
MD
LG