Lidhje

May hedh poshtë thirrjet për një referendum të dytë


Kryeministrja britanike Theresa May hodhi poshtë thirrjet rreth një referendum të dytë për shkëputjen nga Bashkimi Evropian ose për të hedhur në votë alternativa të ndryshme në Parlament.

Pas një jave të trazuar, në të cilën ajo i mbijetoi një votëbesimi dhe kërkoi ndryshime të minutës së fundit në marrëveshjen e arritur me Brukselin muajin e kaluar, Kryeministrja May përballet me një bllokim të marrëveshjes në parlamentin britanik.

Në kushtet kur Bashkimi Evropian nuk është i gatshëm për lëshime, një numër në rritje politikanësh britanikë po bëjnë thirrje për një referendum të dytë. Disa nga ministrat e zonjës May thonë se kjo mund të shmanget, nëse qeveria teston me votë në parlament skenarët e ndryshëm të shkëputjes nga BE-ja.

Parlamenti është thellësisht i ndarë për çështjen Brexit. Disa nga ligjvënësit favorizojnë alternativa të ndryshme për marrëdhëniet e ardhshme me BE-në, një pjesë kërkojnë daljen pa ndonjë marrëveshje, ndërsa të tjerë janë që Britania të qëndrojë në BE.

Zonja May dhe ministrat e saj kanë hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur rishikimin e referendumit, duke thënë se kjo do të thellonte përçarjet dhe do të ishte tradhti ndaj votuesve, të cilët e mbështetën largimin nga BE-ja me 52 për qind vota pro dhe 48 kundër në vitin 2016.

Gjendja e krijuar e shton rrezikun që Britania të largohet pa marrëveshje më 29 mars, një skenar që disa biznese druhen se mund të ishte katastrofik për ekonominë e pestë më të madhe në botë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG