Lidhje

BE do të dyfishojë fondet e shpëtimit financiar për Eurozonën


BE do të dyfishojë fondet e shpëtimit financiar për Eurozonën
BE do të dyfishojë fondet e shpëtimit financiar për Eurozonën

Udhëheqësit e 17 vendeve evropiane që përdorin euron ranë dakord të rrisin thuajse dyfish fondin e shpëtimit për të ndihmuar vendet anëtare që përballen me vështirësi financiare.

Sipas marrëveshjes së arritur gjatë një takimi të nivelit të lartë në Bruksel, sasia e parave nga Fondi Evropian për Stabilitet Financiar do të rritet nga 350 miliard dollarë në më shumë se 600 miliardë.

Udhëheqësit po ashtu ranë dakord të ulin interesat e huasë 152 miliard dollarëshe dhënë Greqisë.

Veç kësaj, këtij vend të Eurozonës do t’i jepen shtatë vjet e gjysmë në vend të tre vjetëve për të shlyer borxhin e Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG