Lidhje

BE kërkon përshpejtimin dhe realizimin në kohë të reformës zgjedhore në Shqipëri


Bashkimi Europian kërkon përshpejtimin dhe realizimin në kohë të reformës zgjedhore në Shqipëri. Drejtori për zgjerimin në Komisionin Europian Stefano Sannino i cili ndodhet sot në Tiranë vlerësoi gjithashtu se heqja e imuniteteve për deputetët dhe zyrtarët e lartë është një shtyllë e rëndësishme në luftën kundër korrupsionit. Zoti Sannino i cili ështe angazhuar drejtpërdrejt për të nxitur procesin e integrimit të Shqipërisë mori sot nga qeveria shqiptare planin e veprimit për përmbushjen e 12 objektivave që Brukseli ka përcaktuar si kushte për t’i dhënë shqipërisë statusin e vendit kandidat.

XS
SM
MD
LG