Lidhje

BE, kontinenti ka nevojë për mbikëqyren e shpenzimeve


BE, kontinenti ka nevojë për mbikëqyren e shpenzimeve
BE, kontinenti ka nevojë për mbikëqyren e shpenzimeve

Zyrtarët kryesor të Bashkimit Evropian thanë se kontinenti ka nevojë të mbikëqyrin shpenzimet për të siguruar mbijetesën e euros dhe zgjidhjen e krizës së borxhit.

Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso dhe presidenti i BE-së Herman Van Rompuy bënë thirrje sot për një integrim më të mirë të marrëdhënieve ekonomike të Evropës. Zoti Barroso i tha parlamentit evropian në Strasburg se kontinenti përballet tani me një krizë vërtet sistememike. Ai tha se pa rritje të vëzhgimit të aktiviteve ekonomike, nuk do të jemi në gjendje të mbajmë një monedhë të përbashkët.

Qeveria e re e teknike në Greqi fitoi me lehtësi një votëbesim sot. Parlamenti votoi në mbështetje të përpjekjeve të kryeministrit Lukas Papadhimos për të vendosur shkurtime të papëlqyera të shpenzimeve dhe rritje taksash, masa që kërkohen nga kreditorët ndërkombëtar të vendit në këmbim të më shumë fondeve nga jashtë për qeverinë.

XS
SM
MD
LG