Lidhje

BE, kriza e borxheve dhe procesi i integrimeve


ExifJPEG
ExifJPEG

Disa udhëheqës evropianë thonë se vështirësitë për zgjidhjen e krizës së borxhit në kontinent mund të çojnë në krijimin e një qeverie më të centralizuar për të vëzhguar politikat financiare të 17 vendeve të bllokut që përdorin Euron.

Tani për tani, secili vend ka fuqinë e vetos mbi vendimet rreth ndihmës financiare për vendet individuale, siç është çështja e paketës së dytë të ndihmave për Greqinë. Disa drejtues po sugjerojnë krijimin e një autoriteti të ri qëndror financiar, i cili do të vendosë për taksat, buxhetin dhe çështje të tjera financiare të vendeve individuale, për të krijuar praktiksht atë që mund të quhet Shtetet e Bashkuara të Evropës.

Në një fjalim këtë javë, presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian Herman Van Rompuy tha se për të zgjidhur çështjen e borxhit, drejtuesve u është dashur të krijojnë rrugë të reja në mes të krizës. Ai tha se euroja nuk ka patur kurrë infrastrukturën e nevojshme për t’u përdorur me sukses. Ai parashikoi se kriza e tanishme e borxheve do të çojë në një integrim më të madh evropian.

XS
SM
MD
LG