Lidhje

BE arrin marrëveshje për vendosjen e embargos së naftës ndaj Iranit


BE arrin marrëveshje për vendosjen e embargos së naftës ndaj Iranit
BE arrin marrëveshje për vendosjen e embargos së naftës ndaj Iranit

Vendet e Bashkimit Evropian ranë sot dakord të vendosin embargo ndaj eksporteve iraniane të naftës dhe ngrinë pasuritë e Bankës Qendrore iraniane, në kuadrin e një fushate të Perëndimit për të ushtruar presion ndaj Teheranit që të pezullojë disa pjesë të debatueshme të programit bërthamor të vendit.

Ministrat e BE-së ranë dakord për vendosjen e sanksioneve të reja në takimin që u mbajt sot në Bruksel. Ata ranë dakord të lejonin vendet evropiane me kontrata ekzistuese për naftën iraniane deri në muajin korrik.

Arsyeja është që vende si Greqia të ndihmohen të gjejnë alternativa të tjera për furnizimin me naftë, deri sa të hyjë në zbatim bllokada ndaj eksportit të naftës iraniane. Bashkimi i 27 vendeve evropiane po ashtu ra dakord që të ndalojë tregtinë me flori dhe metale të tjera të çmuara me institucionet shtetërore iraniane.

Bashkimi Evropian dhe SHBA prej disa javësh i kanë forcuar sanksionet e njëanshme ndaj Iranit, në përgjigje të veprimeve të Teheranit për përshpejtimin e pasurimit të uraniumit.

Sipas disa njoftimeve embargoja ndaj naftës së Iranit pritet të zbatohet gradualisht në muajt e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG