Lidhje

Vazhdon të rritet papunësia në vendet e BE-së


Gjatë muajit prill papunësia arriti në 12,2 për qind, gjithsej 19 milionë vetë, por kjo shifër nuk është e njëjtë për vende të ndryshme të Bashkimit

Bashkimi Evropian njoftoi sot se papunësia në organizatën 17-anëtarëshe vazhdon të rritet.

Kështu, gjatë muajit prill shifra e papunësisë arriti në 12,2 për qind, gjithsej 19 milionë vetë. Por kjo shifër nuk është e njëllojtë për vende të ndryshme të Bashkimit.

Më tepër se çereku i të papunëve të Evropës janë në Greqi dhe Spanjë, ndërsa në Gjermani, vendi me ekonominë më të fuqishme të Evropës, kjo shifër është 5,4 për qind.

Papunësia shënoi rekord edhe në Francë, ndërsa në Itali, niveli i papunësisë është 12 për qind, shifra më e lartë në 36 vjet. Në kushtet kur eurozona po përjeton recesionin që prej 18 muajsh, analistët thonë se nuk presin një rigjenerim të shpejtë të ekonomisë evropiane.
XS
SM
MD
LG