Lidhje

BE kritikon Rusinë për presion mbi Ukrainën


Bashkimi Evropian kritikoi dje Rusinë se i kishte ushtruar presion Ukrainës për ta detyruar të braktiste një marrëveshje të tregtisë së lirë me bllokun evropian.

Njoftimi i javës së kaluar nga Presidenti ukrainas Viktor Yanukovych se Kievi nuk do të nënshkruante marrëveshjen, rëndoi atomosferën në takimin e Vilniusit, ku Kancelarja gjermane Angela Merkel u kap duke duke thënë “prisnim më shumë”.

Zoti Yanukovych u përgjigj me fjalët “Gjendja ekonomike në Ukrainë është shumë e rëndë. Kemi vështirësi të shumta me Moskën”.

Takimi i djeshëm pritej për të shërbente për të reklamuar nënshkrimin e marrëveshjes.

Mosnënshkrimi i marrëveshjes u përcoll me protesta të mijëra aktivistëve të opozitës, me thirrjet për dorëheqjen e presidentit. Nuk ka pasur njoftime për arreste apo akte dhune.
XS
SM
MD
LG