Lidhje

Dy raketa godasin një lagje të Bejrutit


Zyrtarë libanezë të sigurisë thonë se dy raketa kanë goditur sot një lagje të Bejrutit që është bazë e militantëve të Hezbollahut.

Sipas njoftimeve, raketat ranë në pjesën jugore të kryeqytetit libanez duke plagosur të paktën tre persona. Nuk është e qartë se kush i hodhi raketat.

Sulmet me raketa vijnë një ditë pas deklaratave të kreut të Hezbollahut Hassan Nasrallah, i cili tha se organizata e tij nuk do të qëndrojë duarkryq, ndërkohë që qeveria e presidentit sirian Bashar al-Asad po sulmohet.

Zoti Nasrallah tha në një fjalim që mbajti dje se Hezbollahu po lufton në Siri për të mbrojtur Libanin nga kërcënimi i islamistëve radikalë. Është hera e parë që ai konfirmon publikisht praninë luftarake të Hezbollahut në Siri.
XS
SM
MD
LG