Lidhje

Belgjikë, 3 të vrarë gjatë të shtënave në Bruksel


Zyrtarët belgë thonë se tre persona u vranë dhe një u plagos rëndë sot gjatë një sulmi me armë në një muze hebraik në Bruksel.

Dëshmitarët thonë se një person i armatosur hyri në muze dhe qëlloi disa herë para se të largohej nga vendi i ngjarjes.

Ministrja e brendshme e Belgjikës, Joelle Milquet, tha për mediat se është tepër herët për të konstatuar nëse anti-semitizmi ishte shkaku i sulmit, por ka arsye të forta të dyshohet se sulmi mund të jetë një shprehje e anti-semitizmit.

Pas sulmit, policia mbylli rrugët rreth muzeut i cili është në një zonë shumë të frekuentuar turistike në qendër të Brukselit.
Incidenti po hetohet nga autoritet belge.
XS
SM
MD
LG