Lidhje

Belgjika po mban zi për vdekjen e 28 njerëzve nga përplasja e një autobuzi


Belgjika po mban zi për vdekjen e 28 njerëzve, shumica fëmijë, nga përplasja e një autobuzi pas pushimeve në një pikë skish në Zvicër.

Anëtarë të familjeve dhe miq të viktimave u mblodhën mbrëmë për të ndezur qirinj në një ceremoni përkujtimore në kishën e Shën Pjetrit në Luven të Belgjikës.

Pjesëmarës të tjerë në ceremoni vunë lule jashtë morguy në Sion, ku disa prindër të dëshpëruar kishin shkuar për të indetifikuar të dashurit e tyre. Prindër të tjerë mbërritën në Zvicër për të ndihmuar fëmijët që kishin shpëtuar.

Autobuzi me 52 vetë në bord, përfshirë nxënës shkolle dhe mësues, po kthehej në Belgjikë pas pushimeve në pikën e skive, kur u përplas në murin e një tuneli të martën vonë në rajonin Valais të Zvicrës, duke bllokuar disa udhëtarë.

Autoritetet thonë se aksidenti nuk ndodhi si rezultat i shpejtësisë, por shkaku i pëplasjes po hetohet.

XS
SM
MD
LG