Një grup i të drejtave të njeriut thotë se Bellorusia ka nisur hetime për vepra penale ndaj së paku 18 figurave udhëheqëse të opozitës lidhur me siç thuhet përfshirjen e tyre në trazirat pas zgjedhjeve.
Organizata Vesna tha sot se të akuzuarit – përfshirë shtatë nga nëntë kandidatët që garuan kundër udhëheqësit autoritar të vendit – përballen me deri në 15 vjet në burg nëse gjehen fajtorë.
Në tërësi, autoritetet bjelloruse burgosën më shumë se 600 njerëz pas protestave të së dielës kundër rizgjedhjes së Presidentit Aleksandër Lukashenko.
Në zgjedhje, zoti Lukashenko fitoi një mandat të katërt me 80 përqind të votave. Asnjë kandidat nuk arriti më shumë se tre përqind të votave.
Më shumë se 30 mijë demonstrues dolën në rrugë pas mbylljes së vendvotimeve për të protestuar ndaj asaj që quanin zgjedhje të manipuluara. Vëzhguesit evropianë dhe zyrtarët amerikanë po ashtu kanë kritikuar ashpër ecurinë zgjedhore.