Lidhje

Benedikti XVI shpall të bekuar Papën Gjon Pali II


Benedikti XVI shpall të bekuar Papën Gjon Pali II
Benedikti XVI shpall të bekuar Papën Gjon Pali II

Papa Benedikti e shpalli “të bekuar” Papën Gjon Pali i Dytë, gjatë një ceremonie të zhvilluar sot në Vatikan, duke e sjellë atë një hap më pranë shenjtërimit.

Rreth 1.5 milionë njerëz ishin mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit dhe në zonën përreth për të dëgjuar Papa Benediktin, i cili lexoi formulën e lumnimit për Gjon Palin e Dytë. Pas këtij njoftimi, njerëzit shpërthyen në brohoritje dhe duartrokitje, ndërkohë që shpalosej një portret i madh i Papa Gjon Palit.

Në fjalën e tij, Papa Benedikti e quajti paraardhësin e vet një bir shëmbullor të Polonisë, i cili me karizmën e tij të shkëlqyer ndihmoi besimtarët kudo në botë që të mos kenë frikë të quhen të krishterë.

Lumnimi është një hap i rëndësishëm drejt shenjtërimit të mundshëm, nderi më i madh në Kishën Katolike. Procesi i lumnimit të Gjon Palit është ndër më të shpejtët në historinë e Kishës dhe bëhet vetëm 6 vjet pas vdekjes së tij.

Disa katolikë janë kundër shenjtërimit të Papës Gjon Pali i Dytë. Kritikët thonë se ai nuk veproi si duhet në trajtimin e skandalit të abuzimit seksual që tronditi Kishën Katolike.

XS
SM
MD
LG