Lidhje

25 vjet nga rënia e Murit të Berlinit


Në Gjermani po mbahen festime për të shënuar 25 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, gjatë të cilave kancelarja gjermane Angela Merkel vlerësoi lart kurajon e atyre që e rrëzuan atë.

Kancelarja Merkel drejtoi disa nga ceremonitë sot, mes së cilave vendosjen e një trëndafili në një seksion e pakta që kanë mbetur nga muri, për të kujtuar ata që humbën jetën në përpjekje për t’u arratisur në perëndim.

Në një fjalim në përkujtimoren kryesore të Murit, zonja Merkel tha se “rënia e Murit na tregoi se ëndrrat mund të kthehen në realitet”. Ajo e quajti Murin, një “simbol të abuzimit të shtetit të derdhur në beton:” që “çoi miliona në njerëz në skajet e të patolerueshmes”.

Muri i Berlinit ndante në mes kryeqytetin gjerman dhe u bë simbol i Luftës së Ftohtë, që kishte vendosur Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre përballë Bashkimit Sovjetik, pas Luftës së Dytë Botërore.

XS
SM
MD
LG